Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë – Kabash

Kosova

Vazhdojnë punimet në rrugën Korishë – Kabash

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 16:29
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi vazhdimin e realizimit të projektit për ndërtimin e rrugës së re Korishë – Kabash.

Kjo, me gjatësi prej 6.7 kilometrash dhe vlerë kontrate prej 4.14 milionë euro.

Ky investim parashihet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen e Korishës dhe Kabashit me rrjetin rajonal rrugor, duke lehtësuar qarkullimin e qytetarëve, rritur sigurinë në komunikacion dhe krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin ekonomik të kësaj zone.

Përmes investimeve në infrastrukturën rrugore, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit deklaron se po krijon lidhje më të mira ndërmjet vendbanimeve, po përmirëson qasjen në shërbime dhe po mbështet zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në të gjitha komunat e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat