Moti sot me diell dhe me vranësira, ja temperaturat

Kosova

Moti sot me diell dhe me vranësira, ja temperaturat

Më: 18 korrik 2026 Në ora: 07:07
Fotoilustrim

Të shtunën në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, por do të ketë edhe vranësira.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius.

Ndërkaq, temperaturat maksimale të ditës pritet të arrijnë nga 31 deri në 35 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet veriore dhe veriperëndimore”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat