Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

Kosova

Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

NPL “Eko-Llapi” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së hapësirave publike kanë vazhduar punën në terren për pastrimin dhe rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në fshatin Obrançë.

Gjatë këtyre punimeve është bërë largimi i shkurreve dhe barojave të padëshiruara, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe krijimin e një ambienti më të pastër për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Nga NPL “Eko-Llapi” është bërë e ditur se angazhimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Podujevës, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që rrugët dhe trotuaret në të gjithë komunën të jenë më të pastra, më të mirëmbajtura dhe më të sigurta për komunitetin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat