E enjte ‘përvëluese’, temperaturat arrijnë në 38°C

Kosova

E enjte ‘përvëluese’, temperaturat arrijnë në 38°C

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 08:04
Fotoilustrim

Gjatë ditës së enjte parashihet të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13°C dhe 17°C, ndërsa maksimalet nga 33°C deri në 38°C.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1-6 m/s, transmeton Klankosova.tv.

IHMK po ashtu bën të ditur se kushtet atmosferike do të mbeten të qëndrueshme nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore nga Afrika Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat