Ministria fton të rinjtë në aktivitetin e 12 gushtit

Kosova

Ministria fton të rinjtë në aktivitetin e 12 gushtit

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 11:43
Ilustrim

Ministria e Sportit dhe Rinisë ka shpallur thirrjen për pjesëmarrje në aktivitetin që do të organizohet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë 2026, duke ftuar të rinjtë e moshës 16–29 vjeç të marrin pjesë në diskutime dhe aktivitete interaktive.

Aktiviteti do të mbahet më 12 gusht, nga ora 10:00 deri në 12:00, në hapësirën para ndërtesës së Ministrisë së Sportit dhe Rinisë.

Sipas njoftimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndajnë idetë, sfidat dhe vizionin e tyre për të ardhmen, si dhe të kontribuojnë me propozime për çështje që lidhen me të rinjtë.

Ministria ka ftuar të gjithë të rinjtë që t’i bashkohen këtij aktiviteti, duke e cilësuar atë si një mundësi për dialog, shkëmbim mendimesh dhe përfshirje aktive në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat