​Kufizime në autoudhë

Kosova

​Kufizime në autoudhë

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 08:04
Fotoilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se sot do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, kufizimi do të zbatohet në autoudhë nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperaturat e parashikuara për ditën e sotme arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.

Nga ky kufizim përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat