Vazhdon mirëmbajtja e autoudhëve

Kosova

Vazhdon mirëmbajtja e autoudhëve

Më: 31 gusht 2026 Në ora: 13:14
Fotoilustrim

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes po vazhdojnë punën në terren për mirëmbajtjen dhe rritjen e sigurisë së infrastrukturës rrugore.

Basha ka bërë të ditur se ndër prioritetet është edhe ripërtëritja dhe zëvendësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale në autoudhë.

"Ekipet e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren, duke realizuar punët e nevojshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e infrastrukturës rrugore. Ndër kërkesat tona prioritare është edhe ripërtëritja dhe zëvendësimi i sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Presim që ekipet në terren t’i realizojnë këto sa më shpejt që është e mundur. Falënderoj qytetarët për mirëkuptimin dhe respektimin e kufizimeve të shpejtësisë në zonat ku zhvillohen punimet, duke kontribuar kështu edhe në sigurinë e ekipeve që punojnë në terren", ka shkruar Basha në Facebook".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat