Rreze dielli dhe vranësira të shpërndara: Moti për sot

Kosova

Rreze dielli dhe vranësira të shpërndara: Moti për sot

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 07:04
Fotoilustrim

E marta do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në disa zona vranësirat mund të shoqërohen edhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 28 deri në 33 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra për sekondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat