Flakët përfshijnë punëtorinë e mobileve në Fushë Kosovë

Kosova

Flakët përfshijnë punëtorinë e mobileve në Fushë Kosovë

Më: 7 shtator 2026 Në ora: 17:59
Fotoilustrim

Një incident i zjarrit ka ndodhur në Fushë Kosovë.

Media mëson se flakët kanë përfshirë një punëtori të mobiljeve.

Rastit menjëherë i janë përgjigjur ekipet e zjarrfikësve.

Sipas informacioneve të para, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Objekti në fjalë ka pësuar dëme, ku shkaqet pritet të përcaktohen nga ekspertët zjarrit.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat