Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Kosova

Nesër nuk kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Më: 9 shtator 2026 Në ora: 21:54
Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, 10 shtator 2026, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

“Për ditën e nesërme, nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë”, thuhet në njoftim.

Ministria ka bërë me dije se do të vazhdojë të monitorojë çdo ditë parashikimet meteorologjike.

Do t’i njoftojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rastet kur plotësohen kushtet për zbatimin e vendimit për kufizime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat