Vikend me reshje e diell në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë162

Kosova

Vikend me reshje e diell në Kosovë, temperaturat deri në 28 gradë162

Më: 11 shtator 2026 Në ora: 15:25
Fotoilustrim

Në Kosovë, gjatë vikendit, pritet të ketë mot me diell, vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në pjesën e dytë të së shtunën do të ketë intensifikim të vranësirave, të cilat, siç thuhet në një kumtesë, “do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh”.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe14 gradë Celsius ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë.

Era thuhet se do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi deri në njëmbëdhjetë metra në sekondë.

Të dielën ndërkaq, parashihet mot kryesisht i vranët, por edhe me intervale me diell ndërsa vende-vende paralajmërohet të ketë edhe riga shiu.

Temperaturat minimale këtë ditë do të lëvizin nga 10 deri në 13 gradë Celsius ndërsa maksimalet besohet se arrijnë ndërmjet 24 e 27 gradë.

IHM thotë se “Indeksi ultravjollcë” do të jetë i lartë gjatë intervaleve me diell andaj qytetarëve u rekomandohet ta shmangin ekspozimin e gjatë në diell nga ora dhjetë deri në gjashtëmbëdhjetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat