“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Kosova

“Liri për Çlirimtarët”, nxënësit e Skenderajt protestojnë nesër

Më: 20 shtator 2026 Në ora: 14:18
Fotoilustrim

Skenderaj është qyteti i radhës që do të protestojë ndaj aktgjykimit dënues të ish-krerëve të UÇK-së.

Protesta është paralajmëruar nga nxënësit e shkollave të mesme dhe do të mbahet nesër, duke filluar nga ora 12:00, në Sheshin “Adem Jashari”, në qytetin ku UÇK-ja doli publikisht.

Ndërkohë, protesta të ngjashme po zhvillohen çdo ditë në kryeqytet, ndërsa mobilizimit i është bashkuar edhe diaspora shqiptare, përmes protestave në Gjermani, Zvicër, Kanada dhe vende të tjera.

“Kosova po Pret” – Liri për çlirimtarët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat