Nis zgjerimi i trotuarit në Karaçevë të Poshtme në Kamenicë

Kosova

Nis zgjerimi i trotuarit në Karaçevë të Poshtme në Kamenicë

Më: 23 shtator 2026 Në ora: 19:57
Nis zgjerimi i trotuarit në Karaçevë të Poshtme në Kamenicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se po vazhdojnë punimet për ndërtimin e trotuarit përgjatë zonës së pishave në Karaçevë të Poshtme.

Sipas Rahimajt, projekti përfshin vazhdimin e trotuarit nga shkolla deri te kufiri me Muhovcin, në një gjatësi prej 1,760 metrash.

Vlera e këtij projekti është 203,450.20 euro.

Në kuadër të projektit, sipas njoftimit, do të vendoset edhe ndriçimi publik dhe do të bëhet vendosja e ulëseve përgjatë të gjithë segmentit.

Rahimaj ka thënë se investimi synon përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë në këtë pjesë të Karaçevës së Poshtme, si dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat