Në rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës fillore “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, po vazhdojnë punimet për zgjerimin e rrugës nga dy në tri korsi, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit dhe lehtësimit të trafikut.
Sipas njoftimit të Komunës së Fushë Kosovës, kjo ndërhyrje infrastrukturore synon të mundësojë lëvizje më të lehtë të automjeteve, të zvogëlojë ngarkesat në trafik dhe të rrisë sigurinë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.
Zgjerimi i rrugës në këtë segment pritet të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të qarkullimit, veçanërisht në një zonë pranë një institucioni arsimor.
Komuna e Fushë Kosovës ka bërë të ditur se po vazhdon investimet në infrastrukturën rrugore, me synimin e krijimit të kushteve më të mira për qytetarët dhe përmirësimit të infrastrukturës publike në komunë.