Qytetarët përjetojnë sfidat e personave të verbër në “Tendën e errët”

Kosova

Qytetarët përjetojnë sfidat e personave të verbër në “Tendën e errët”

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 20:36
Ilustrim

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, është organizuar aktiviteti “Tenda e errët”, përmes të cilit qytetarëve iu dha mundësia të përjetojnë për pak çaste sfidat e përditshme me të cilat përballen personat e verbër dhe ata me dëmtime në shikim.

Sipas organizatorëve, ky aktivitet synon të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për vështirësitë me të cilat përballen këta persona, si dhe të përcjellë mesazhin për një shoqëri pa barriera, ku të gjithë kanë mundësi të barabarta.

Përmes përvojës në “Tendën e errët”, publiku ftohet të kuptojë më nga afër rëndësinë e qasjes së barabartë, përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të personave me dëmtime në shikim.

Organizatorët theksuan se aktivitete të tilla kontribuojnë në ndërgjegjësimin e shoqërisë për të drejtat, nevojat dhe kontributin e personave të verbër, duke promovuar një mjedis më të qasshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat