Organizohet sot tryezë “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”

Kosova

Organizohet sot tryezë “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”

Më: 2 nëntor 2026 Në ora: 07:35
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë organizon tryezën me temën “Përtej Tetorit Rozë – Së bashku për shëndetin”, në kuadër të ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe parandalimit të kancerit të gjirit.

Në këtë aktivitet marrin pjesë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, si dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Tryeza synon të vërë në pah rëndësinë e vazhdimit të angazhimit përtej muajit tetor, duke theksuar nevojën për kontrolle të rregullta, diagnostikim të hershëm dhe rritjen e vetëdijesimit për shëndetin e grave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat