Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

Kosova

Temperatura nën zero në Kosovë të premten, gjatë ditës deri në 11 gradë Celsius

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 23:05
Fotoilustrim

Vlerat e temperaturave do të mbeten të ulëta edhe gjatë ditës së premte në Kosovë, ku termometri pritet të shënojë maksimalisht 11 gradë Celsius.

Gjatë ditës parashikohet mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell.

Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat në orët e hershme do të zbresin deri në -1 gradë Celsius, ndërsa minimalet pritet të jenë nga -1 deri në 2 gradë.

Ndërkaq, temperaturat maksimale do të sillen nga 7 deri në 11 gradë Celsius.

Era do të jetë e lehtë, nga drejtimi i verilindjes, me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra në sekondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat