Nisin punimet në segmentin rrugor, Krushë e Madhe–Rahovec

Kosova

Nisin punimet në segmentin rrugor, Krushë e Madhe–Rahovec

Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 09:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka nisur realizimin e punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së dheut dhe ndërtimin e trotuarit për këmbësorë në urën që ndodhet në fshatin Brestovc të Komunës së Rahovecit, në kuadër të segmentit rrugor R204, Krushë e Madhe–Rahovec.

Vlera e këtij investimi kap shumën prej 153 mijë eurosh, ndërsa afati i paraparë për përfundimin e punimeve është 60 ditë kalendarike.

Projekti ka për qëllim sanimin e rrëshqitjes së dheut, eliminimin e rrezikut për përdoruesit e rrugës, si dhe rritjen e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, ndërtimi i trotuarit do të krijojë kushte më të sigurta për lëvizjen e këmbësorëve dhe do të lehtësojë qarkullimin e banorëve të zonës dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik.

Përmes këtij investimi, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit synon përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë këtë segment rrugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat