Drejt përfundimit parkingjet e reja te Banesat e Qytetit në Kamenicë

Kosova

Drejt përfundimit parkingjet e reja te Banesat e Qytetit në Kamenicë

Më: 7 nëntor 2026 Në ora: 16:12
Pamje nga punimet

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e parkingjeve të reja te Banesat e Qytetit janë drejt përfundimit.

Sipas njoftimit, Rahimaj ka bërë të ditur se krahas këtij projekti, parkingje të reja janë duke u realizuar edhe në afërsi të Stacionit të Policisë dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Sipas tij, këto investime synojnë shtimin e hapësirave për parkim dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët e Kamenicës.

“Më shumë hapësira për parkim, më shumë rregull dhe lehtësi për qytetarët e Kamenicës”, ka shkruar Rahimaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat