Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Kosova

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Më: 13 nëntor 2026 Në ora: 17:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Inspektorati Qendror i Punës ndaloi punimet në një objekt ndërtimi në Drenas.

“Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, Inspektorati tha se është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë’, thuhet në njoftimin e Inspektoratit Qendror të Punës.

Ky inspektorat u bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat