Ish-bashkëshorti kanosi një grua në Prishtinë, arrestohet pas tri ditësh

Kronikë

Ish-bashkëshorti kanosi një grua në Prishtinë, arrestohet pas tri ditësh

Nga: H.O. Më: 10 gusht 2026 Në ora: 09:56
Ilustrim

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga ish-bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 6 gusht, rreth orës 21:25, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 9 gusht.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Kanosje dhe dhunë në familje” dhe po trajtohet nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat