Policia shqipton 1 mijë e 720 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Kronikë

Policia shqipton 1 mijë e 720 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Më: 13 shtator 2026 Në ora: 08:52
Fotoilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 720 gjoba trafiku.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë shënuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 24 aksidente me të lënduar.

Tutje, bëhet e ditur se për 24 orë, policia ka arrestuar 7 persona dhe 5 janë dërguar në mbajtje.

Në 24 orët e fundit është regjistruar 1 aksident me fatalitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat