Tre të dyshuar nën hetim për posedimin e materialeve seksuale të fëmijëve

Kronikë

Tre të dyshuar nën hetim për posedimin e materialeve seksuale të fëmijëve

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 09:46
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet ndaj tre personave të dyshuar për veprën penale “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Sipas të dhënave të policisë, gjatë hetimit janë sekuestruar tre telefona celularë si prova materiale.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, dy të dyshuarit e tjerë janë ftuar për intervistim në polici.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat