​Vidhen një varkë dhe një rimorkio në Vushtrri

Kronikë

​Vidhen një varkë dhe një rimorkio në Vushtrri

Më: 22 shtator 2026 Në ora: 10:09
Fotoilustrim

Një shtetasi të huaj i janë vjedhur një rimorkio dhe një varkë, në Vushtrri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur të dielën, më 20 shtator, rreth orës 20.

Hajnia e rrallë është raportuar nga policia.

“Është raportuar se është vjedhur rimorkio dhe varka e viktimës mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e forcave të rendit, të së martës.

Të njëjtat kanë thënë se rasti i cilësuar si “vjedhje e rëndë” po vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat