Përfundon me prangosjen e çiftit një zënkë mes bashkëshortëve në Podujevë

Kronikë

Përfundon me prangosjen e çiftit një zënkë mes bashkëshortëve në Podujevë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 09:55
Fotoilustrim

Një çift bashkëshortor është arrestuar në Podujevë pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me zënkë mes tyre.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, rasti ka ndodhur më 17 tetor, rreth orës 23:29.

“Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”.

Policia i ka cilësuar rastet si "dhunë në familje" dhe "kanosje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat