Rrahje në Leposaviq, dy persona përfundojnë me lëndime

Kronikë

Rrahje në Leposaviq, dy persona përfundojnë me lëndime

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2026 Në ora: 09:41
Fotoilustrim

Një përleshje fizike mes dy personave është raportuar mbrëmjen e së dielës në fshatin Tërvçan të Leposaviqit, ku të dy kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45, transmeton “Bota sot”.

Si pasojë e përleshjes, i dyshuari dhe viktima kanë pësuar lëndime, për të cilat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat