S’respektoi urdhrin e gjykatës dhe iu afrua bashkëshortes, gjakovari prapa grilave

Kronikë

S’respektoi urdhrin e gjykatës dhe iu afrua bashkëshortes, gjakovari prapa grilave

Më: 20 tetor 2026 Në ora: 09:45
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Gjakovë.

Kjo pasi dyshohet se nuk e ka respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata, i cili ia ndalonte afrimin ndaj bashkëshortes së tij brenda perimetrit të caktuar.

Sipas informacioneve zyrtare, rasti ka ndodhur më 19 tetor, rreth orës 16:00.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat