Aksident i rëndë në Mitrovicë, përplasen një veturë dhe një motor

Kronikë

Aksident i rëndë në Mitrovicë, përplasen një veturë dhe një motor

Më: 24 tetor 2026 Në ora: 22:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Bair të Mitrovicës.

Sipas mediave lokale, në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motor.

Bëhet e ditur se përplasja ndodhi pranë ish-shkollës “Ismail Qemali”.

Dyshohet se ka persona të lënduar, sakaq në vendin e ngjarjes ndodhet Policia e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat