Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të armëmbajtjes në Prishtinë, të cilat janë regjistruar më 1 nëntor. Në njërin rast është konfiskuar një pushkë gjuetie me leje të skaduar, ndërsa në rastin tjetër është kontrolluar shtëpia e një të dyshuari, pas publikimit të disa video-incizimeve me armë.
Rasti i parë është regjistruar në orën 17:11, pasi policia ka pranuar informacione se një person mashkull kosovar posedonte një pushkë gjuetie.
Pas ndërhyrjes, nga i dyshuari është konfiskuar arma, e cila kishte leje të skaduar.
Lidhur me rastin janë intervistuar i dyshuari dhe një ankues, të dy meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, të dy janë liruar.
Ndërkaq, rasti i dytë është regjistruar në orën 17:45, pas disa video-incizimeve ku shfaqej një person me armë.
Policia ka identifikuar të dyshuarin, mashkull kosovar, dhe me urdhër të prokurorit ka kontrolluar shtëpinë e tij.
Gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.