Kapet një person në Prizren, dyshohet për dhunim

Kronikë

Kapet një person në Prizren, dyshohet për dhunim

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 09:01
Fotoilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ishte raportuar më 10 nëntor, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, i dyshuari është arrestuar më 13 nëntor.

Bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore.

Ndërsa i dyshuari, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat