Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për dhunimin e një gruaje

Kronikë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për dhunimin e një gruaje

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 12:58
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të dhunimit ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 14 nëntor, ndërsa i dyshuari, mashkull shtetas i Kosovës, është arrestuar pas dyshimeve se ka dhunuar viktimën, po ashtu shtetase e Kosovës, transmeton “Bota sot”.

Pas rastit, viktima ka pranuar tretman mjekësor për gjendjen e saj shëndetësore. Me vendim të prokurorit kompetent, ajo është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkaq, i dyshuari është shoqëruar nga Policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa hetimet pritet të sqarojnë rrethanat dhe detajet e tjera të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat