Raportohet për rast dhunimi në Graçanicë, viktima dërgohet për ekzaminim

Kronikë

Raportohet për rast dhunimi në Graçanicë, viktima dërgohet për ekzaminim

Nga: A.M. Më: 17 nëntor 2026 Në ora: 08:48
Fotoilustrim

Një rast i dyshuar i dhunimit është raportuar në Graçanicë, ku një femër dyshohet se është viktimë e kësaj vepre penale.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 15 nëntor 2026, ndërsa i dyshuar për kryerjen e veprës është një mashkull, transmeton “Bota sot”.

Lidhur me rastin janë njoftuar organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit viktima është dërguar për ekzaminim.

Rasti është duke u trajtuar në procedurë hetimore, ndërsa autoritetet po vazhdojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat