I mituri sulmon fizikisht gjyshen në Pejë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Kronikë

I mituri sulmon fizikisht gjyshen në Pejë, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje

Nga: Bota sot Më: 28 nëntor 2026 Në ora: 09:50
Fotoilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 08:20, në Pejë.

Sipas raportit të Policisë, një i mitur dyshohet se ka sulmuar fizikisht gjyshen e tij pas një mosmarrëveshjeje.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat