Pas takimit me Stoltenberg, deklarohet Vuçiq

Lajme

Pas takimit me Stoltenberg, deklarohet Vuçiq

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 16:27
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kanë mbajtur konferencë për media pas takimit në Bruksel.

“Roli i KFOR-it të cilin ne e respektojnë, është i rëndësishëm për ne, si dhe roli i NATO-s, të cilin ne poashtu e respektojmë. Ne besojmë se gjithmonë do të jemi në gjendje të gjejmë mirëkuptimin e NATO-s për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, ka thënë Vuçiq.

“Nuk më pëlqen t’ia hedh fajin askujt tjetër”, tha Vuçiq.

Vuçiq tha se me Stoltenberg kishin një takim shumë të rëndësishëm, dhe gjithashtu tha se do të bisedojë edhe me të Dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe shumë të tjerë në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat