Studentët serbë protesojnë sërish në Beograd kundër propozimit të BE-së

Lajme

Studentët serbë protesojnë sërish në Beograd kundër propozimit të BE-së

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:26
Pamje nga protesta

Në Beograd është duke u zhvilluar protesta e radhës nga studentët kundër propozimit të BE-së, me emrin “Studentët për Kosovën”.

Siç raporton mediumi serb në Kosovë, Kossev, në protestën që ka nisur rreth orës 18:00 po marrin pjesë qindra persona.

Bëhet e ditur se kjo protestë ishte e parlajmëruar më parë, prandaj studentët janë dukë lëvizur nën shoqërimin e policisë dhe qarkullimi është ndaluar.

Po ashtu në këtë protestë janë dëgjuar fishkëllima dhe mesazhe kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Kujtojmë se kërkesa e studentëve serbë është që të refuzohet publikisht propozimi i BE-së në takimin që do të mbahet në Ohër më 18 mars dhe kërkohet që pas takimit, qeveria serbe të marrë vendim për ndalimin e negociatave dhe përfundimin e vlefshmërisë së të gjitha marrëveshjeve të bëra deri më tani nga negociatat me Kosovën.

Sipas tyre, arsyeja është se “BE-ja nuk e plotëson kushtin elementar të paanshmërisë për të qenë ndërmjetës në negociata”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat