ASH shpreh shqetësimin ndaj Qeverisë: Nuk miratoi asnjë projekt të komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare

Maqedonia

ASH shpreh shqetësimin ndaj Qeverisë: Nuk miratoi asnjë projekt të komunave që udhëhiqen nga opozita shqiptare

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:56
ASH

Përmes një reagimi të lëshuar në media, Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin se si pushteti qendrorë nuk ka miratuar asnjë projekt të komunave që drejtohen nga opozita shqiptare derisa liston projektet të cilat janë miratuar për komunat që drejtohen nga vet partitë që janë në pushtet, shkruan Zhurnal.mk

Në vazhdim ju sjellim reagimin e ASH-së:

Qeveria e udhëhequr nga LSDM-BDI, vazhdon me diskriminimin e komunave të udhëhequra nga opozita shqiptare, konkretisht ASH. Në mbledhjen e 24-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë̈ së Veriut, nga 120.6 milion denarë të ndara për 15 projekte kapitale në komuna, asnjë projekt nuk është miratuar për komunat e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Komunën e Gostivarit.

Me propozim të Ministrisë̈ së Transporti dhe Lidhjeve, Qeveria solli Vendim për shpërndarje të mjeteve të siguruara kapitale deri te njësitë e vetëqeverisjes lokale, për nëntë (9) projekte në vlerë prej 74.500.000,00 denarë. Asnjeri prej tyre nuk parasheh diçka për komunat e sipërpërmendura.

1.Rikonstruktim të bulevardit “Bllagoja Toska”, Komuna e Tetovës – 29.500.000,00 denarë;

2.Ndërtim të qarkores në bulevardin “Teodosie Paunov”, Komuna e Koçanit – 6.000.000,00 denarë;

3.Rkonstruktim të rrugës “Ilinska”, Komuna Qendra Zhupë – 4.000.000,00 denarë;

4.Ndërtim të shtigjeve për këmbësorë, Komuna e Shtipit 9.000.000,00 denarë;

5.Ndërtim të qarkores në Momin Potok, qyteti i Shkupit – 5.000.000,00 denarë;

6.Fillimi i urës, Karposh 4, afër rrugës “Skupi”, Qyteti i Shkupit – 4.000.000,00 denarë;

7.Rikonstruktim të rrugës Çallaklli Tatarnik, Komuna e Vallandovës – 4.000.000,00 denarë;

8.Rikonstruktim i rrugës “Një Maji”, komuna e Prilepit – 6.000.000,00 denarë dhe

9.Restaurim i urës në fshatin Ullanc, Komuna Gradsko 1.000.000,00 denarë.

Qeveria edhe me vendimin për shpërndarje të mjeteve të siguruara në nënprogramin 30-Urbanizim dhe ndërtimtari për dotacione kapitale, në njësitë e vetëqeverisjes lokale, nga Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për vitin 2020, në vlerë prej 46.170.000,00 denarë, sërish nuk parasheh asgjë për komunat e udhëhequra nga opozita shqiptare:

1. Ndërtim të sistemit të furnizimit me ujë në Reçicë të Vogël, Komuna e Tetovës – 6.170.000,00;

2. Ndërtim të kanalizimit për Burovi Varism Bojanov Doll, Komuna e Kriva Pallankës – 6.000.000,00 denarë;

3. Rekomandime nga UNESKO për ndërtime në Ohër – 6.000.000,00 denarë;

4. Ndërtim të rrjetit të kanalizimit në Furkë, Komuna e Dojranit – 5.000.000,00 denarë;

5. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Demir Kapisë – 2.000.000,00 denarë dhe

6. Ndërtim të kanalizimit në Komunën e Sarajit – 10.000.000,00 denarë.

Nga këto të dhëna, shihet qartë se derisa Komuna e Tetovës dhe Sarajit, thënë ndryshe, derisa komunat e udhëhequra nga BDI fitojnë projekte me miliona denarë, për ato të ASH-së nuk ndahet as edhe një qindarkë.

Për këtë anashkalim, i cili nuk është hera e parë që ndodh, do të njoftohen edhe të gjitha ambasadat më relevante në vend.

Ne e dimë se komunat e udhëhequra nga BDI dhe LSDM i marrin këto para  për të realizuar ndonjë projekt, pasi afrohen zgjedhjet lokale dhe ballafaqimin me elektoratin do ta kenë të vështirë dhe nga ndëshkimi i votuesit, ato do ti humbin zgjedhjet lokale të vitit 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat