Katër ministri në Maqedoni shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Katër ministri në Maqedoni shkelin Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 20:25
Foto

Nga gjithsej 16 ministri, katër ministri kanë ueb-faqe vetëm në një gjuhë, që është në kundërshtim me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sipas ligjit, çdo ministri e ka për detyrim që përveç gjuhës maqedonase të përdorë edhe gjuhën shqipe.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale e cila udhëhiqet nga Jagoda Shahpasnksa nuk ka version në shqip në ueb-faqe, ndërsa Ministria për Sistem Politike dhe Marrëdhënie Midis Bashkësive, e cila udhëhiqet nga Artan Grubi, nuk ka version në gjuhën maqedonase, dhe thuhet se versioni në gjuhën maqedonase është në përpunim.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave e cila udhëhiqet nga Arjanit Hoxha nuk ka verzion shqip, përkatësisht kur klikon tek opsioni ajo nuk hapet.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve versionin shqip nuk e ka funksionale, përkatësisht lajmet në gjuhën shqipe në pjesën më të madhe nuk mund të hapen.

Nga Qeveria nuk përgjigjen nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këto shkelje të Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

“Ueb-faqet e ministrive janë në fazën e ridizajnimit. Këto ditë është lëshuar versioni i ri. Procesi i përpunimit përfundon dhe gjatë ditëve të ardhshme do të duhet të jenë funksionale si në gjuhën maqedonase ashtu edhe në gjuhën shqipe dhe angleze”, thonë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat