Sheqerinska: Gati 200 pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë do të përfshihen në sigurimin e spitaleve

Maqedonia

Sheqerinska: Gati 200 pjesëtarë të Ushtrisë së Maqedonisë do të përfshihen në sigurimin e spitaleve

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 15:30
Radmilla Sheqerinkska

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, gati në të gjithë spitalet e vendit ku trajtohen pacientët me coronavirus, ushtarët e ARM-së do të përfshihen në sigurimin e spitaleve dhe se deri dje janë angazhuar 195 ushtarë.

“Në pjesën më të madhe të qendrave që pranojnë pacientë me coronavirus do të ketë ushtarë të ARM-së”, deklaroi Radmilla Sheqerinkska, ministre e Mbrojtjes.

Sa i përket ankesave se ushtarët nuk vendosin rend në spitale, Sheqerinska tha se ARM vepron sipas urdhrave që dalin nga planet operative.

“Është e palogjikshme që ushtria të merr urdhëra nga sigurimi privat. Armata merr urdhra nga Shtabi që vinë nga planet operative që i kanë përpunuar MPB bashkërisht me pjesëmarrësit e Shtabit të Përgjithshëm”, tha Sheqerinska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat