Sërish takim ambasadorësh në BE, mundësitë për Maqedoninë e Veriut janë të pakta

Maqedonia

Sërish takim ambasadorësh në BE, mundësitë për Maqedoninë e Veriut janë të pakta

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot edhe një herë do të takohen në prag të Këshillit të Ministrave të BE-së më 8 dhjetor, për të harmonizuar përfundimet e tekstit, ndërsa mundësitë që Bullgaria të lëshojë pe për Maqedoninë e Veriut janë thuajse të pamundura.

Siç njofton AIM, situata mbetet e pandryshuar në Bruksel në lidhje me veton e Bullgarisë, për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut, edhe përkundër tentimeve të shumta të vendeve anëtare të BE-së.

Diplomatët në Këshillin e BE-së, e kanë drejtuar qartë gishtin kah Sofja, për mos hapjen e negociatave me Shkupin.

Për shkak të qëndrimit të Bullgarisë, përfundimet nuk kanë datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare në mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, më herët ka thënë se shpreson që deri në fund të vitit të ketë lëvizje pozitive në drejtim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat