MPB Maqedoni: 715 gjoba për mosmbajtje të maskës

Maqedonia

MPB Maqedoni: 715 gjoba për mosmbajtje të maskës

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 715 raste të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

MPB ju bën apel qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Këto masa do të vazhdojnë deri sa të ketë përmisim të gjendjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat