Zëvendës ministri Nazim Bushi vizitoi Zherovjanin .Inspektoi nga afër rinovimin e stacionit të policisë

Maqedonia

Zëvendës ministri Nazim Bushi vizitoi Zherovjanin .Inspektoi nga afër rinovimin e stacionit të policisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
foto nga vendi ngjarjes

Zëvendës ministri i MPB -së Nazim Bushi së bashku me ministrin Oliver Spasovski vizituan sot  Zherovjanin e Komunës së Bogovinës.

Bushi tha se  inspektuam nga afër rinovimin e stacionit të policisë, ndërtesë kjo e cila ka qenë në gjendje tepër të amortizuar dhe që e njëjta vite me radhë është kthyer në pengesë për kryerjen normale të detyrave dhe aktiviteteve të punonjësve policor.

Sipas tij vlera e rinovimit të objektit në fjalë është mbi 2 milion e gjysmë denarë, ku një pjesë të mirë të këtyre mjeteve, mbi gjysmën prej tyre e kanë siguruar përmes donacioneve vet banorët e Zherovjanit të cilët përzemërsisht dëshiroj t’i falënderoj.

Ministria e Brendshme do të vazhdojë të kontribuojë në sigurimin e gjërave materiale, teknike, sociale dhe profesionale me të cilat pjesëtarët e policisë do ta kenë më të lehtë të funksionojnë dhe me këtë tu përgjigjen më shpejtë kërkesave të qytetarëve u shpeh Bushi zëvendës ministër.

Image
Image
Image
Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat