ASH: Rasti i ndalesës së Marin Memës dëshmi e shtetit policor dhe shkelje e konventës evropiane!

Maqedonia

ASH: Rasti i ndalesës së Marin Memës dëshmi e shtetit policor dhe shkelje e konventës evropiane!

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:14
Foto

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje, siç thuhet në kumtesë, ndalimin e gazetarit Marin Mema nga policia e Maqedonisë së Veriut.

Në reagim thuhet se rasti i gazetarit të mirënjohur shqiptar Marin Mema, i cili u ndalua nga policia e Maqedonisë së Veriut së bashku me ekipin e tij të programit “Gjurmë” pa asnjë arsyetim është edhe një dëshmi që Maqedonia e Veriut është shtet policor, dhe larg shteteve demokratike evropiane

“Dënojmë ashpër sjelljen e policisë së Maqedonisë së Veriut që ka ndaluar ekipin bashkë me Marin Memën, sepse kjo ndalesë nuk ka qenë e rastësishme por e njëjta ka qenë e porositur nga zyrtar të lartë të policisë, sipas rrëfimit të vetë policit shqiptar që kanë ndaluar Marin Memën.

Kjo ndalesë e porositur nxjerr në pah edhe tendencën e shërbimeve sekretet e policisë të cilët e kanë njohur sipas të gjitha gjasave edhe misionin e gazetarit Marin Mema, i cili po kryen nje mision profesional por edhe kombëtar në zbulimin zonave të banuara me shqiptar të cilët gjatë historisë janë detyruar të internohen dhe të dëbohen ashtu siç është rasti me Qytetin e Prilepit, dhe sot kemi një Prilep të pastër etnik vetëm me maqedonas.

Është e papranueshme për demokracinë dhe për një shtet aspirant për në BE siç është RMV por edhe për vetë drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes që të ndalosh një gazetar për punën e tij i cili është i mbrojtur me Konventën evropiane dhe lirive themelore siç është ajo e nenit 10 Liria e shprehjes:

“Çdokush ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen nuk i ndalon Shtetet që t’u kërkojnë ndërmarrjeve të transmetimit audioviziv, televiziv ose kinematografik të pajisen me licencë”

Është e turpshme për partinë shqiptare në pushtet BDI, që për mbi 20 vite në pushtet, nuk ka arritur të reformojë policinë e shtetit nga një mentalitet albanofob, të cilët nuk tregojnë as respektin më të vogël për një ekip gazetarësh të cilët duan ta bëjnë punën e tyre”, thuhet në kumtesë.

Kronika e Marin Memës, shtojnë nga atje, që hodhi dritë mbi një realitet siç është Prilepi, duke na e bërë ta kuptojmë errësirën e shqiptarëve qe jetojnë atje dhe ndalesa e tij nga policia shtetit tregon se kjo albanofobi jeton edhe sot bashkë me turpin dhe diskriminim që ju bëhet shqiptarëve vetëm për shkak identitetit të tyre etnik dhe autokton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat