CIVIL: Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk mund të udhëhiqet nga njeri i radhëve të para të regjimit të Gruevskit

Maqedonia

CIVIL: Komisioni Shtetëror Zgjedhor nuk mund të udhëhiqet nga njeri i radhëve të para të regjimit të Gruevskit

Më: 12 janar 2021 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

CIVILi e alarmon opinionin dhe e përkujton Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut se obligimi i tyre është të marrin vendime me të cilat mbrohen interesat e qytetareve dhe qytetarëve.

Seanca e sotme e Kuvendit për determinizmin e përmbajtjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor që duhet të marrë shumicën e dy të tretave, në listën për kryetar të këtij institucioni të rëndësishëm, gjendet propozimi i VMRO –DPMNE, Aleksandar Dashtevski.

Është e njohur se Dashtevski është kryetar i mëparshëm i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Gjatë udhëheqjes së tij me këtë institucion, Komisioni ishte i vdekur, me përjashtim të rasteve kur duhet të mbroheshin veprimet diskriminatore dhe kriminele të regjimit të Gruevskit. Dashtevski është njeri nga radhët e para të regjimit të Gruevskit.

Mes tjerash, ai ishte dëshmitar në mbrojtjen e Grujovskit dhe Boshkovskit, shefa të mëparshëm në Drejtorinë për Siguri dhe kundërzbulim, të akuzuar për lëndët e PSP “Target” dhe “Fortesa”.

Gjykata themelore Shkup 1 në vitin 2018 filloi nismë për shfuqizimin e tij nga pozita kryesuese në Komisionin për mbrojtje nga diskriminimi për arsye të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kryerje joprofesionale dhe të papërgjegjshme të pozitës.

Dashtevski është një nga mbrojtësit dhe mbështetësit më të zellshëm të regjimit të Gruevskit, i cili gjithashtu konsiderohet të ketë siguruar hapësirë “ligjore” për ikjen e Gruevskit nga vendi.

Pavarësisht nga “argumenti” se ai është ish anëtar i KSHZ (2006), Dashtevski është gjithçka, përveç një propozim i parëndësishëm dhe i mirë për një anëtar, e aq më pak për një kryetar i KSHZ. Duke qenë se reformat serioze në sistemin zgjedhor kanë filluar dhe KSHZ është një nga institucionet kryesore në atë proces, votimi për Dashtevskin si kryetar i KSHZ nuk është asgjë tjetër veçse një sinjal se procesi i reformës është i dështuar.

CIVILi deklaron publikisht se zgjedhja e njerëzve me një profil si Dashtevski do t’i japë një goditje të fortë demokracisë, si dhe procesit të reformave zgjedhore dhe do të ndikojë negativisht në legjitimitetin e procesit zgjedhor.

Rekomandimi i CIVILit për vite me radhë është që KSHZ duhet të reformohet, dhe gjatë reformimit të krijojë zgjidhje ligjore për zgjedhjen e anëtarëve të saj që do të marrin vendime ligjore dhe legjitime në zhvillimin e proceseve zgjedhore, dhe funksioni i të cilave do të synojë mbrojtjen maksimale të së drejtës së votimit, dhe jo mbrojtje të interesave të partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat