“Ministër” profesioni më i paguar në Maqedoni: Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me rrogat më të larta

Maqedonia

“Ministër” profesioni më i paguar në Maqedoni: Zaev, Spasovski dhe Shahpaska me rrogat më të larta

Më: 22 janar 2021 Në ora: 21:30
Foto Ilustrim

Qeveria i publikoi pagat e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev. Pagën më të lartë e merr kryeministri Zoran Zaev, paga themelore e të cilit është 78 840 denarë, dhe duke ia shtuar stazhin 22 vjeçar paga e tij është 87 813 denarë.

Në vendin e dytë është Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili merr 85 113 denarë të ardhura personale (me stazh 18 vjeçarë), ose 2 700 denarë më pak se rroga e Zaevit. .

E treta në radhë është Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74 273 denarë me 28 vjet pune stazh.

Radmila Shekerinska, Ministrja e Mbrojtjes merr 72 989 denarë, dhe Ministrja e Kulturës Irena Stefoska 72 670 denarë.

Më pas vijnë Zëvendëskryeministrat Nikolla Dimitrov dhe Fatmir Bitiqi me 71 385 denarë secili, dhe Zëvendës Kryeministri i parë Artan Grubi dhe Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani të cilët marrin pagë prej 70 102 denarë secili.

Të ardhurat personale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe janë 68 179 denarë.

Pagat më të ulëta u jepen ministrave Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri me nga 65 612 denarë secili.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat