Propozim ligji për Qendrën e re Klinike, mbetet në procedurat parlamentare

Maqedonia

Propozim ligji për Qendrën e re Klinike, mbetet në procedurat parlamentare

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 16:54
Propozim ligji për Qendrën e re Klinike

Propozim ligji me të cili do të mundësohet ndërtimi i Qendrës së re Klinike, mbetet i heshtur në procedurat parlamentare. Deputetët e pushtetit thonë se ndërtimi i Qendrës së re Klinike është prioritet i Qeverisë dhe presin që sa më shpejtë të miratohet Propozim ligji. Edhe nga opozita thonë se vendit i nevojitet kjo qendër e re klinike dhe se duhet të mbështetet Miratimi i Ligjit. Por as nga pushteti e as nga opozita nuk kanë përgjigje për arsyet pse Propozim Ligji ka ngecur në procedurat parlamentare.

Besoj se në periudhë sa më të shpejtë do të mund të vendoset në seancë të Komisioneve, e se shpresoj që për këtë nuk do të bëhen obstruksione për ndërtimin sa më të shpejtë të Qendrës së re Klinike e moderne. Nuk mendoj se duhet të kenë diçka kundër, por prej kur ka filluar kjo përbërje parlamentare bëhen obstruksione për gjithçka- deklaroi Nenad Kociq, LSDM.

Që do të thotë patjetër të gjendet zgjidhje që do të jetë e pranueshme e që do të mundësojë kualitet më të mirë të shërbimeve shëndetësore për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Nëse mua personalisht më pyesni unë do të mbështesja zgjidhje të tillë sepse sistemi shëndetësor ka nevojë edhe për avancimin e shërbimeve shëndetësore, por edhe për Qendër të re Klinike- pohoi Sinisha Stojanoski, VMRO-DPMNE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat