Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022

Maqedonia

Mickoski kërkon regjistrim elektronik ose anulim deri në vitin 2022

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Hrisitjan Mickoski

Kreu i OBRM-PDUM-së, Hrisitjan Mickoski thotë se sot kanë nisur formalisht nismën në të cilën do të kërkohet të hiqet Ligjit për regjistrimk që u miratua pa konsensus dhe pa respektim elementar të shëndetit të qytetarëve.

Ai thotë se një pjesë e madhe e shteteve në rajon si Bullgaria, Serbia, Kroacia, Romania dhe Gjermania kanë vendosur të anulojnë regjistrimin për në vjeshtë ose për pranverën e vitit 2022.

“Maqedonia është në fund për nga numri i të infektuarve dhe për nga numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të paaftësisë së Qeverisë për të menaxhuar me COVID-19. Për arsye se te ne është e pamundur të ndodhë në vjeshtën e vitit 2021 për shkak të zgjedhjeve lokale dhe fushata, ju bëjmë thirrje Qeverisë dhe Kuvendit që të kujdesen për shëndetin e qytetarëve dhe ta anulojnë regjistrimin për në pranverën e vitit 2022”, tha Mickoski.

Ai theksoi nuk do të ndryshojë asgjë nëse regjistrimi do të anulohet për disa muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat