Pendarovski: Asnjëherë nuk kam pasur takim me familjet e të akuzuarve në rastin “Monstra”

Maqedonia

Pendarovski: Asnjëherë nuk kam pasur takim me familjet e të akuzuarve në rastin “Monstra”

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:36
Stevo Pendarovski

Nga kabineti i presidentit Stevo Pendarovski reaguan pas deklaratës së Bedri Ajdarit që e dha dje në “Click Plus” në TV21.

“Presidenti Stevo Pendarovski e kupton dhimbjen e familjeve që humbën fëmijët e tyre dhe më të afërmit në Liqenin e Smillkovës si dhe dëshirën e familjeve të të akuzuarve që të zbulohet e vërteta për të gjithë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentit Pendarovski.

Pendarovski, thuhet më tej, gjithmonë është angazhuar edhe për këtë por edhe për të gjitha ngjarjet penale në të cilën kryesit e veprës duhet të marrin dënim dhe asnjë i pafajshëm të mos burgoset.

“Megjithatë, presidenti Pendarovski, në lidhje me rastin “Monstra”, asnjëherë nuk ka pasur takim me familjet e të akuzuarve, as që ka informacione në lidhje me vrasjen, të marra nga burime të huaja ose të brendshme, si në periudhën para se të zgjidhet president edhe më pas”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat