62 shkelje trafiku në Komunën e Ilindenit, 10 vozitës në gjendje të dehur

Maqedonia

62 shkelje trafiku në Komunën e Ilindenit, 10 vozitës në gjendje të dehur

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 10:06
Foto Ilustrim

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (17.02.2021) ka vazhduar aktivitetet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Komunës së Ilindenit ka shqiptuar 62 gjoba, prej të cilave:

5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 10 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.

Të gjithë shkelësve të rregullave të trafikut u janë shqiptuar gjoba adekuate.

Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim , andaj apelojnë ëpr kujdes më të madh në trafik, gjë që do të ndikonte në rritjen e sigurinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat