Mariçiq: Prokuroria do të tregojë se ku ka pasur lëshime në rastin e Mijallkovit

Maqedonia

Mariçiq: Prokuroria do të tregojë se ku ka pasur lëshime në rastin e Mijallkovit

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:14
Bojan Mariçiq

Prokuroria duhet të thotë se ku dështoi sistemi në rastin e Sasho Mijallkovit, tha Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq për “Sitel”.

“Prokurori Publik Ljubomir Joveski njoftoi hapjen e një hetimi mbi rastin dhe caktoi një prokuror i cili do të hetojë të gjitha rrethanat. Mendoj se është radha e Prokurorisë Publike me instrumentet dhe informacionin në dispozicion të tyre për t’i treguar publikut pamjen e vërtetë”, tha Mariçiq.

Sipas tij, rasti duhet të trajtohet në mënyrë institucionale, dhe zyra e prokurorit publik është vendi ku duhet të përfundojë kjo punë.

I pyetur në lidhje me akuzat nga opozita OBRM-PDUKM-së për përgjegjësinë e tij në rastin e Sasho Mijallkovit, Mariçiq u përgjigj se ai nuk shihte ndonjë arsye për përgjegjësinë e tij në asnjë moment, por gjithashtu tha se ai është i gatshëm të fliste dhe të shpjegonte saktësisht se ku ai duhet si ministër të mban përgjegjësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat