Maqedonia merr borxh të ri 700 milion euro, që të kthejë 500 milionë nga borxhi i vjetër

Maqedonia

Maqedonia merr borxh të ri 700 milion euro, që të kthejë 500 milionë nga borxhi i vjetër

Më: 4 mars 2021 Në ora: 10:49
Foto ilustrim

Qeveria do të marrë hua 700 milion euro me euroobligacion të ri, por për disa muaj duhet të kthejë 500 milion euro për euroobligacionin të cilin e ka dhënë në vitin 2014-të.

Kjo vjen, ngaqë dje përfundoi procesi për euroobligacionin e tetë me radhë, i cili duhet të kthehet për 7 vjet me normë të interesit prej 1.625%

Detajet e kësaj, duhet të kumtohen sot nga ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Siç u tha kur u miratua Buxheti për vitin 2021, me fondet e siguruara nga emetimi i këtij euroobligacioni, borxhi i jashtëm do të shlyhet, gjegjësisht euroobligacioni i emetuar në vitin 2014, i cili duhet të shlyhet këtë vit. Pjesa tjetër do të përdoret për të financuar një pjesë të deficitit buxhetor. Euroobligacioni nga 2014 është në shumën prej 500 milion euro dhe është emetuar me normë interesi prej 3.975%, që do të thotë se tani norma e interesit është 2.35 pikë përqindje më e ulët”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Përndryshe, vendi më parë ka hyrë shtatë herë në tregun ndërkombëtar të kapitalit me euroobligacion: në 2005 me normë interesi prej 4.625%, në 2009 me normë interesi prej 9.875%, në 2014 me normë interesi prej 3.975%, në 2015 me normë interesi prej 4.875%, në vitin 2015 me normë interesi prej 5.625%, në vitin 2018 me normë interesi prej 2.75% dhe 2020 me normë interesi prej 3.675%.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat